Mjeku kosovar në SHBA, Ylli Zhubi, në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin #gjesi T7 ka thënë se azitromicina dhe d-dimeri janë të panevojshme.
Mirëpo, argumentet e tij duken se nuk përputhen me kolegun e tij shqiptar, i cili vepron në Angli, Dr.Valon Baraliu shkruan GazetaShneta.
Dr.Valon Baraliu, mjek specialist me përvojë të gjatë, ka hedhur poshtë argumentet e kolegut të tij duke treguar arsyjet e rëndësisë së D-dimerit në këtë kohë pandemie.
Sipas tij, D-dimeri përcakton rrezikun e trombozës/embolisë mushkërore (mbylljen e enëve të gjakut) që në shumë raste pacientët më këtë problem mund të kenë pasoja fatale.
“1. DDmeri ne mes tjerash është një parametër shumë i rëndesishëm per me e paracaktu rrezikun e trombozës/embolise mushkerore (mbylljen e eneve të gjakut te mushkrive qe ne shume raste perfundon me vdekje edhe ne spital e leje ma ne kushte të shtepise).
COVID- 19 eshte mes tjerash i njoftun per me shkaktu hipoksie latente ( dmth bjen niveli i oksigjenit ne gjak ne menyre te mshefte dhe duke demtu mushkrine ne menyre te vazhdueshme, pa shkaktu simptome menjehere.
Kur te fillojne simptomet atehere mushkria zakonisht eshte demtu deri ne ata mase sa nuk ka kthim mbrapa edhe keto raste mandej zakonisht kane nje simptomatike shume te rande ose perfundojne me vdekje).
Kjo ndodhe kryesisht per shkak se COVID 19 e çrregullon mes tjerash komplet mekanizmin e koagulimit (ngjizjes) të gjakut.
Për kete arsye eshte shume me randesi qe aty ku ka mundesi me u kontrollu rregullisht analizat e gjakut e posaqerisht vlerat e DDmerit, CRPs, Kreatininës, PCT etj.
Duke i pase keto vlera nen kontrolle, ne rast te çrregullimit te tyre mund te fillohet me terapi me kohë dmth ende pa u paraqite simptomet, gjë qe mundet me ja shpetu jeten pacientit.”, tha ai.
Baraliu, tutje ka thënë se për shkak të kostos financiare shumë nga analizat mjekësore në Amerikë nuk realizohen dhe rrjedhimisht protokolet mjekësore nuk janë domosdoshmërisht më cilësore.
“2. Dihet botërisht në qarqet shkencore qe SHBA-ja nuk është kurfar shembulli i menaxhimit të sukseshëm të pandemisë por përkundrazi.
Gjithashtu dihet shumë mirë që në sistemin shëndetësor amerikan ,për ti kursyer kostot financiare, shumë analiza mjekësore nuk bahen fare edhe kur dihet se janë të arsyeshme me u ba.
Rrjedhimisht protokolet mjekësore nga atje nuk dmth qe jane patjetersisht ma te mira se ne Evrope veq pse vijnë nga Amerika.
Analizat e mesiperme te gjakut qe i permenda behen edhe ne Gjermani, Angli , France ose ne Australi e Zelande te re qe jane shtetet ma te sukseshme ne bote per menaxhim te pandemise ( kane ra gati ne Zero raste).”, shtoi Baraliu
Në lidhje me situatën aktuale, Baraliu ka mbështetur kolegët e tij nga Kosova dhe Shqipëria duke fajësuar organet përgjegjëse për mos-zhvillimin e një infrastrukture spitlaore.
“3. Mjekët e Kosovës e Shqipërise per nga njohuritë profesionale nuk janë aspak më të dobët se koleget e tyre ne bote (normalisht qe perjashtime ka, po ketu po flas me shumicen).
Faj nuk kane ata qe Kosova ska infrastrukture spitalore ( objekte e pajisje), por fajet i ka shteti. Kjo nuk i ban ata në asni menyre ma pak kompetent profesionalisht se naj mjek ne Amerike ose Gjermani.
COVID19 eshte virus i ri edhe krejt mjeket e botes jane per momentin “studenta “, ka thënë ai.
Baraliu, në fund ju bën thirrje qytetarëve për respekt të vazhdueshëm ndaj mjekëve, të cilët janë në vijën e parë të frontit./GazetaShneta/
Mjeku kosovar në SHBA kritikon kolegët në Kosovë: Azitromicina dhe d-dimeri të panevojshme