Reagon QKUK-ja pas kritikës së Çavollit (FOTO)

2017-07-19 në ora 08:10

Qendra Klinika Universitare e Kosovës pasi publikoi statistikat për Klinikën e Kardiologjisë për këtë vit, u kritikua nga kardiokirurgu Dr Raif Çavolli.

QKUK-ja u mburr me sukseset e Kardiologjisë, por harroi të përmend edhe sukseset e Kardiokirurgjisë, për cka mori kritika përmes një shkrimi në Facebook të Dr Çavollit, shkruan Gazeta Shneta.

Kësisoj, QKUK-ja sot ka publikuar rezultatet e punës së këtij 6-mujori në Klinkën e Kardiokirurgjisë.

75 operime janë kryer në këtë klinikë këtë vit, ndërsa që kur rifilloi puna në total janë kryer 215 ndërhyrje në këtë shërbim. /Gazeta Shneta/