Qimet nëpër pjesë të veçanta të trupit janë problemi më i madh për gratë. “Make your life healthier” shkruan se ekziston një zgjidhje e përhershme për këtë problem.
Kjo është një recetë e lashtë ruse që ndihmoi shumë gra të shpëtojnë nga qimet e tyre të padëshiruara. Pas përdorimit të këtij produkti, qimet tuaja do të jenë akoma më të holla dhe do të zhduken me kalimin e kohës përfundimisht.
Ju duhet:
Ju duhet të prisni derisa qimet tuaja të rriten disi, deri në nivelin që të jenë gati për depilim. Gjithccka ju duhet janë disa guacka arre (mos merrni guackat e arrave të reja, të gjelbra, por përdorni guacka të forta nga arrat e pjekura, gati për t’u ngrënë) dhe ujë, shkruan Aktivpress.
Përgatitja:
Për këtë recetë ju duhet të keni lëkurë plotësisht të thatë. Digjini guackat dhe bëjini hi. Shtoni ujë te hiri për të bërë një përzierje të butë si pastë. Lëreni të qëndrojë për 15 orë në qetësi.
Aplikimi:
Vendoseni përzierjen në pjesët e trupit ku dëshironi që qimet të reduktohen dhe të largohen përfundimisht. Më e mira është ta lini 30 minuta dhe pastaj ta lani atë, shkruan Shije. Përsëriteni këtë trajtim tri herë në ditë gjatë javës së parë, derisa të shihni rezultatet e para.
Pastaj vazhdoni me aplikimin 1 herë në ditë, derisa qimet të ndalin rritjen plotësisht.