Ekziston një mënyrë e lehtë për të trajtuar fryrjen e barkut në 60 sekonda. Gjithçka mund ta arrini falë ujit Sassy, recetës magjike që nuk përmban asnjë kalori.
Uji ka marrë emrin e dietologes dhe nutricionistes së famshme Cynthia Sass, e cila ka dalë në përfundimin se përbërësit e mëposhtëm çudibërës mund të përmirësojnë funksionet metabolike, të përshpejtojnë procesin e tretjes dhe të shfryjnë barkun.
Ndërsa ju thuhet se duhet të pini tetë gota uji në ditë për të plotësuar kërkesat e trupit, ju duhet të shqetësoheni gjithashtu për nivelin e elektroliteve dhe problemit të mbajtjes së ujit. Tetë gota ujë në ditë është një rregull i përgjithshëm, por nevojat tuaja personale mund të ndryshojnë në bazë të aktivitetit tuaj fizik, moshës e peshës. Ajo qe duhet te dini është se gjysmën e sasisë së ujit duhet ta pini sipas recetës së mëposhtme:
Përbërësit:
2 litra ujë
1 lugë gjelle xhenxhefil pluhur (ose rrënjë xhenxhefili i prerë në kubikë)
1 kastravec mesatar, i qëruar dhe i prerë hollë
1 limon i madhësisë mesatare, i prerë hollë
12 gjethe mente
Përzienit të gjithë përbërësit dhe ujin e ftohtë konsumojeni përgjatë gjithë ditës