Recetë për bebe +6 muajshe

2018-02-04 në ora 16:12

Kush tha që tërshera mund të konsumohet vetëm në mëngjes? Kjo pure është e pasur me fibra nga tërshëra dhe është e këshillueshme për vaktin e drekës ose të darkës, për vogëlushit tuaj.

Edhe vetë Popai marinari do të ishte i kënaqur nga sasia e kalçiumit, hekurit, vitaminës A, vitaminës B dhe proteinave që ka kjo pure.  Kjo pure i ka të gjitha, nga vlerat ushqyese, thjeshtësinë për tu përgatitur dhe për më tëpër mund fëmijët mund ta konsumojnë lehtësisht, transmeton portali Për Nënat.

Përbërësit:

· ¼ filxhani me tërshërë të thatë;
· ½ avokado;
· 100 gr spinaq;
· ½ fillxhani me qumësht gjiri ose formule.

Përgatitja:

1. E vendosni tërshërën dhe qumështin në një tenxhere dhe zieni në zjarr të ngadaltë për 10 minuta duke i përzier shpesh.
2. Më pas shtoni spinaqin në të njëtën enë dhe lërini të ziejnë për 3 minuta së bashku me tërshërën.
3. Pasi të kenë kaluar 3 minutat i hiqni nga zierja dhe i pak sa të ftohen.
4. Në fund i kaloni të gjithë përbërësit në një blender me fuqi të lartë për 1 minutë.
5. Tashmë pureja është gati për tu konsumuar.

Detajet:

Koha e përgatitjes së puresë është 3 minuta
Koha e gatimit është 13 minuta
Masa e përgatitur është 250 gr
E përshtatshme për bebe +6 muajsh
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje