Gjatë kësaj kohe, është e rëndësishme që ushqimet të jenë të zgjedhura, në mënyrë që të mos ketë ndonjë problem tek bebet.
Ndërsa përbërsit janë:
2 gjokse pule, kofshë pule, fileto mishi apo qengji me të gjitha dhjamërat e hequra (mishin përzgjidheni sipas dëshirës), të prera në copa të vogla
3 lugë ujë apo lëng tjetër gatimi
1 / 2 e thelbit të hudhrës (opcionale)
1 lugë qepe të grirë (opcionale)
1 / 2 lugë vaj vegjetal (opcionale)
Qumësht gjiri ose formule, sipas nevojës
Përgatitja:
Hidhni mishin e përzgjedhur mbi ngrohje të mesme/të lartë për 1-2 minuta, me përzierje të vazhdueshme, derisa të gjitha anët të jenë përcëlluar njëlloj. (Opsionale: shtoni hudhrën ose qepën të përzier me ½ e vajit vegjetal)
Shtoni 3 lugë ujë. Uleni temperaturën dhe mbulojeni me kapak. Ziejeni për 2 minuta ose derisa mishi të jetë i gatuar plotësisht.
Shtypni mishin shumë imët ose bluajeni me 1 – 2 lugë ujë shtesë, qumësht gjiri apo formula./bebaime/