Refuzoi ta operonte pacientin, Fekaj thotë se kirurgët s’duhet vlerësuar me numrin e operacioneve

2019-01-28 në ora 14:42

Është bërë gati një vit që kur kirurgu i QKUK-së u suspendua nga puna dhe iu shqiptua vërejtje nga Komisioni Disiplinor pasi kishte refuzuar ta operonte një pacient.

Këtë e kishte pranuar edhe ai vet, me arsyetimin se familjarët e tij e kanë fyer. Por familjarët përveç mostrajtimit, pretendonin se Fekaj iu kishte kërkuar edhe para, për çka kirurgu kishte deklaruar se ka bërë vetëm shaka, shkruan Gazeta Shneta.

Një vit më vonë, ky kirurg po kërkon që ai dhe kolegët e tij të mos vlerësohen për nga numri i operacioneve. Fekaj po konsideron se puna e kirurgut nuk është vetëm operacioni, por edhe shumë veprime të tjera si përgatitja e pacientit në fazën preoperatore, përcjellja e tij pas operacionit, etj.

Ndryshe Fekaj është një kirurgët e Kirurgjisë Abdominale që ka kryer më pak se 50 operacione brenda vitit të kaluar. Ai ka realizuar vetëm 48 operacione si mjek kryesor dhe 12 si asistent, derisa kolegë të tij kanë realizuar qindra operacione.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Perse nuk duhet vleresuar kirurget vetem per nga numri i operacioneve

1 Rrallehere kirurget kane pasur hapesire mediatike per te shpjeguar ne menyre kompetente punen e tyre, veshtiresite, brengat dhe aspektin e sofistikuar te asaj qe quhet kirurgji

2 Puna e kirurgut nuk eshte vetem operacioni. Ajo shtrihet ne shume dimensione tjera: pergatitja e pacientit ne fazen preoperatore, faze kjo qe mund te zgjate disa ore te rastet urgjente, ose disa dite per operacionet elektive

3 Pergatitja preoperatore perfshin evaluimin klinik, laboratorik e imazherik te pacientit. Poashtu, ne kete faze ordinohet terapi e sofistikuar me qellim qe gjendja e pacientit te permiresohet ne optimumin e duhur sipas standardeve bashkekohore shkencore e profesionale

4 Ne fazen pasoperatore, poashtu, behet percjellja dinamike e pacientit te operuar, qe nenkupton evaluimin klinik, laboratorik e imazherik si dhe ordinimin e terapise adekuate dhe modifikimin e saj sipas gjendjes se pacientit

5 Nje numer I konsiderueshem I operacioneve, po qe se kalkulohet çmimi I tyre, sipas standardeve europiane e boterore, kushtojne nga disa mijera euro deri ne dhjetera mijera euro ose me teper

6 Nese kalkulohet se a duhet paguar kirurgu, bazuar ne numrin e operacioneve, atehere shtrohet nje pyetje e thjeshte: Çka duhet bere me mjeket e profileve tjera qe kurre nuk operojne siç jane: mjeket fiziater, infektologet, mjeket pediater, internistet e te tjere, nderkohe qe pajtohem qe lartesia e pages duhet te modifikohet bazuar ne numrin e operacioneve, llojin e tyre dhe suksesin e kirurgut

7 Per te gjithe ata qe kane dilemen se a duhet luftuar kirurget apo duhet luftuar per ta, kam nje rekomandim : Mos i luftoni kirurget, por luftoni per ta. Eshte kjo nje ndermarrje e ndershme, etike, e drejte dhe per me teper eshte pergjegjesi