Regjistrohen 49 raste pozitive në Kosovë prej tyre, 22 raste janë vetëm në kryeqytet

2020-10-07 në ora 15:11

Pak qaste më parë Instituti Kombëtar ka bërë të ditur raportin ditor në lidhje me rastet e konfirmuara në 24 orëve e fundit.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 49 raste pozitive, tre viktima (një nga Klinika Infektive- QKUK, një rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe një rast nga spitali rajonal i Prizrenit) dhe 92 pacientë të shëruar shkruan GazetaShneta.

“ Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga 49 raste të reja sot, prej tyre 22 janë shënuar në kryeqytet.Kurse, komunat tjera me raste pozitive janë: Gjakova 5 raste, Ferizaji, Klina 3 raste, Fushë Kosova, Lipjani dhe Rahoveci me nga 2 raste kurse me nga një rast komunat si Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri.

Aktualisht, vendi ynë po përballet me 1,157 raste aktive./GazetaShneta/