Një punim i ri i botuar në ‘Ultrasound in Obstetrics & Gynecology’ sot bashkon të gjitha provat e disponueshme mbi linë e majmunëve në shtatzëni për t’u ofruar profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe grave shtatzëna rekomandime dhe këshilla se si të menaxhojnë virusin.
Ka pasur një numër rastesh të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht ku rastet janë rritur që nga fillimi i majit, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), thotë se rreziku për publikun mbetet i ulët, por inkurajon njerëzit që të jenë vigjilentë ndaj çdo skuqjeje ose lezioni të ri.
Punimi i shkruar nga një bashkëpunim studiuesish në mjekësinë obstetrike dhe pediatrike, mbulon diagnozën e lisë së majmunit tek gratë shtatzëna dhe foshnjat, trajtimin dhe opsionet e rekomanduara për lindje.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Duke komentuar, Dr. Edward Morris, President i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha se:
“Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaron se mund të ketë pasoja negative për gratë shtatzëna dhe foshnjat nëse ato infektohen, duke përfshirë linë e majmunit të lindur, abortin ose lindjen e vdekur të foshnjës, prandaj ne kemi dhënë udhëzime të qarta për profesionistët e kujdesit shëndetësor në këtë punim”.
“Ne jemi të vetëdijshëm që foshnjat dhe fëmijët janë në rrezik më të madh për t’u sëmurë rëndë nëse kapin linë e majmunit. Prandaj, për të minimizuar rrezikun që një foshnjë të infektohet me virusin, ne rekomandojmë profesionistët e kujdesit shëndetësor të diskutojnë përfitimet dhe rreziqet e lindjes me prerje cezariane te një grua shtatzënë që ka ose dyshohet se ka virusin.” /Gazeta Shneta/