Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se nga 4,733 testime të kryera janë konfirmuar 914 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 602 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 72 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 13 mijë raste aktive./GazetaShneta/