Vetëm në shtatë ditët e fundit, Gjermania shënoi mbi 24,500 raste si pasojë e covid-19.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), rekordi paraprak u shënua nga shteti gjerman në muajin prill shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Këtë javë, shkalla e infektimit të vendit arriti në 29.5 raste për 100,000 banorë, më përjashtim të 35 rajoneve në Gjermani që tejkaluan pragun e 50 infeksioneve të reja për 100,000 banorë brenda një jave.
Në lidhje me situatën aktuale, kancerlarja gjermane Angela Merkel do të mbajë një takim me 16 kryeministrat e vendit të mërkurën për të diskutuar rreth masave të reja anti covid.
Aktualisht, Gjermania ka 329,453 të infektuar dhe 9,634 viktima, kurse më shumë se 279,000 janë të rikuperuar dhe mbi 40,000 pacientë mbesin raste aktive, ka thënë RKI./GazetaShneta/