Gjermani ka regjistruar 410 viktima në 24 orët e fundit, sipas Institutit Robert Koch (RKI).
RKI ka bërë të ditur se Gjermania raportoi numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i pandemisë e deri më sot shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Njëkohësisht, vendi po përballet edhe me një rritje të dukshme të raste pozitive, ku përgjatë kësaj periudhe u regjistruan mbi 18 mijë raste pozitive me covid-19.
Gjatë ditës së sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel së bashku më guvernatorët e vendit kanë diskutuar rreth gjendjes aktuale të pandemisë covid-19.
Ndër masat e diskutuara është zgjatja e kufizimeve aktuale deri në fund të muajit dhjetorit./GazetaShneta/