Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,468 testime të kryera janë konfirmuar 289 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
Në mesin e 14 viktimave kanë humbur jetën edhe persona të moshës 40 dhe 50 vjeçare.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit.
Tutje, IKSHPK ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën betejën ndaj Covid-19.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 5,383 raste aktive./GazetaShneta/