Folatet gjendet në një gamë të gjerë ushqimesh përfshirë perimet, drithërat, vezët dhe pemët. Njihet gjithashtu si vitamina B9.
Folatet janë një nga vitaminat B të cilat nevojitet për të bërë qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut në palcën e eshtrave, për të kthyer karbohidratet në energji dhe për të prodhuar ADN dhe ARN, shkruan MedicalNewsToday transmeton Gazeta Shneta.
Marrja adekuate e folatit është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë periudhave të rritjes së shpejtë, si shtatzënia, foshnjëria dhe adoleshenca.
Kërkesat e folateve rriten gjatë shtatzënisë dhe kohës së ushqyeshmërisë me gji për të nxitur rritjen e shpejtë dhe për të parandaluar defektet e tubit nervor në fetus.
Shkaqet më të zakonshme të mungesës së folatit përfshijnë një dietë joadekuate, alkoolizëm dhe vështirësi në absorbimin e lëndëve ushqyese.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Përfitimet e marrjes së folateve gjatë shtatzënsisë:
– Zvogëlon rrezikun e deformimeve të lindura;
– Ndër të tjera është e domosdoshme të konsumoni mjaft acid folik gjatë shtatzënisë për të mbrojtur nga abortet dhe defektet e tubit nervor në fetus.
– Hulumtimet e fundit kanë treguar gjithashtu se nivelet e folatit të babait para konceptimit të shtatzënisë mund të jetë po aq të rëndësishme sikurse nivelet tek nëna.
– Poashtu, folatet mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të depresionit postnatal. /Gazeta Shneta/