Glukoza është lloj sheqeri që qelizat e njeriut e përdorin si burimin kryesor të energjisë. Për funksionimin normal të organizmit është e nevojshme që përqendrimi i glukozës në rrjedhën e gjakut të mos luhatet.
Monitorimi i sheqerit në gjak ndihmon për të përcaktuar nëse po i përmbushni objektivat tuaja të glukozës, gjë që ndihmon në reduktimin e simptomave të pakëndshme të sheqerit të lartë dhe të ulët në gjak dhe shmangien e komplikimeve afatgjata të diabetit.
Glukoza në gjak duhet të monitorohet veçanërisht në pacientët që marrin insulinë, pacientet që janë shtatzënë, ata që kanë vështirësi në kontrollin e glukozës në gjak, pacientët që kanë nivele të ulëta të sheqerit në gjak me ose pa shenja paralajmëruese.
Monitorimin e sheqerit në gjak, si dhe trajtimin e diabetit mund ta bëni në qendrën e specializuar për endokrinologji KEG Clinic.
Për kontroll rezervimin e termineve mund të n’a kontaktoni në:
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
? Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj
Artikull i sponsorizuar