Distanca sociale dhe izolimi në shtëpi për muaj me radhë mund të jenë faktorët ndikues në dëmtimin e shëndetit tuaj mendor.
Në këtë formë, studiuesit sugjerojnë që kalimi i kohës në natyrë sjell benefite në shëndetin tuaj mendor shkruan VeryWellMind, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studiuesit nga Japonia anketuan mijëra njerëz për të mësuar sesi ekspozimi ndaj natyrës ndikon në mirëqenien e njerëzve gjatë pandemisë Covid-19.
Ata treguan se njerëzit që kaluan kohë në natyrë kishin rezultate pozitive sesa pjesëmarrësit që nuk frekuentuan ambiente jashtë shtëpisë së tyre.
Studimet e mëparshme kanë bërë të qartë se natyra ka aftësinë për të ndikuar në mirëqenien psikologjike, të tillë si rritja e lumturisë, përmirësimi i aftësisë për të menaxhuar përgjegjësitë, kështu duke ofruar një sens të qëllimit në jetë.
Poashtu, natyra është e aftë që të zvogëlojë stresin tuaj, të përmirësojë gjumin dhe të luaj rol në uljen e simptomave të çrregullimeve të ankthit dhe depresionit./GazetaShneta/