Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e vitaminës D tek foshnja, prandaj duhet të bëhet edhe informimi i drejtë rreth asaj çfarë mund të rrezikoni nëse foshnja nuk ka vitaminë D të mjaftueshme.
Vitamina D është një nga ushqyesit më të nevojshëm për foshnjën tuaj dhe kjo është diçka që ju, si nënë, që duhet patjetër të dini.
Vitamina që mban eshtrat të shëndetshëm dhe shëndet të përgjithshëm është Vitamina D.
Ajo gjithashtu luan një rol të madh në luftimin e infeksioneve dhe siguron që muskujt, zemra dhe truri të funksionojnë në mënyrë efikase, transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina D:
-Forcon sistemin imunitar
-Përmirëson funksionimin e muskujve
-Ndihmon sistemin e frymëmarrjes
-Ndihmon në zhvillimin e trurit
-Ka efekte anti-kancer
Kur trupi i njeriut është i ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, një numër reagimesh kimike ndodhin. Dritat e diellit të absorbuara në lëkurë konvertohen në vitaminë D dhe dërgohen në mëlçi.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon një shtesë Vitamina D prej rreth 900 gramë në ditë për një fëmijë me gji./Gazeta Shneta/