Rënia e flokëve është një fenomen i cili shfaqet shpeshherë tek nënat që sapo kanë lindur. Mirëpo, për parandalimin e tyre sigurisht që nevojiten ushqime, të cilat forcojnë rrënjët e flokëve.
Cilat janë ushqimet që duhet konsumuar?
Para se gjithash duhet të iu themi se janë drithërat më të rëndësishmet, të cilat duhet të konsumohen në mënyrë të përditshme. Duhet të specifikojmë ato integrale, dhe kryesisht tërshërën, elbin, të cilat ofrojnë sasitë e nevojshme të magnezit, hekurit, kripërave minerale dhe zinkut, të cilat janë shumë të rëndësishme për të ri-ekuilibruar flokët.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme të konsumoni shumë qumësht, në mënyrë që të merrni sasinë e duhur të proteinave për të cilat rrënja e flokut ka nevojë. Një alternativë e mirë do të ishte edhe kosi. Edhe bishtajoret janë shumë efikase (bishtaja, thjerrëza, qiqrat, fasulet) të cilat janë shumë të pasura me aminoacide.
Gruaja duhet të konsumojë edhe fruta të thata (lajthi, bajame, arra) të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut. Duhet të përmendim edhe erëzat (rozamrina, sherebela, borziloku), të cilat luftojnë plakjen e flokut.
Nëse mendoni se do të ishte më praktike edhe për periudhën e pas lindjes, mund të shkurtoni gjatësinë e flokëve tuaj./pernenat.al/