Rënia e foshnjës më poshtë në bark, gjithçka që duhet të dini

2018-02-03 në ora 13:12

Rënia e foshnjës ndryshe quhet edhe ndriçimi i foshnjës, pasi është një ndër fazat përfundimtare të periudhës së shtatzënisë.

Kjo ndodh zakonisht tek ato nëna që kanë për herë të parë fëmijë, në tremujorin  e tretë të shtatzënisë.

Ndërsa shenjat e dukshme se foshnja ka rënë është ndryshimi në formën e barkut, urinimi i shpeshtë dhe lehtëson frymëmarrjen.

Kur bjen foshnja në bark?

-Foshnja thuhet se bjen, atëherë kur lëviz në pjesën e poshtme të barkut.

-Foshnja bie në gjysmën e dytë të tremujorit të tretë.

-Simptomat përfshijnë lehtësimin e urthit dhe frymëmarrjen e lehtë.

Pasi fëmija juaj të bie, ju do të keni një ndjesi të butë, dhe presioni që bënë zakonisht foshnja në brinjë do të lehtësohet.

Në këtë mënyrë ju do të hani më shumë ushqim, pasi stomaku juaj nuk është më i ngushtë.

Ju mund të urinoni më shpesh pasi që fëmija juaj është në fund të barkut dhe shtypet me fshikëzën e urinës./Gazeta Shneta/