Renia e lekurës tek të posalindurit

2018-05-07 në ora 12:58

Nëse lëkura e foshnjës suaj duket e thatë ose fillon të “bjerë” në javët e para pas lindjes, duhet të dini çfarë e shkakton, në mënyrë që ta trajtoni.

Përse ndodh?

Pamja e porsalindurve, duke përfshirë lëkurën e tyre, mund të ndryshojë shumë brenda javëve të para të jetës. Flokët e fëmijës mund të ndryshojnë ngjyrën, dhe ngjyra e fytyrës mund të bëhet më e lehtë ose e errët. Para se të largoheni nga spitali ose në ditët e para të ardhjes në shtëpi, lëkura e të porsalindurit mund të fillojë të ripet. Kjo është plotësisht normale për të sapolindurit dhe mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit.

Të sapolindurit lindin të mbuluar me lëngje të ndryshme. Kjo përfshin lëngun amniotik, gjakun dhe vernixin. Vernix është një shtresë e trashë që mbron lëkurën e një fëmije nga lëngu amniotik. Pasi vernix të jetë zhdukur, lëkura e fëmijës do të bjerë brenda një deri tre javëve. Sa më shumë vernix të ketë një fëmijë kur lind, aq më pak do të bjerë lëkura. Zkonisht ky proçes nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë.

Arsye të tjera përse bie dhe thahet lëkura

Ekzemat

Ekzema mund të shkaktojë arna të thata, të kuqe, të kruajtura në lëkurën e foshnjës. Kjo sëmundje është e rrallë në periudhën menjëherë pas lindjes, por mund të zhvillohet më vonë në foshnjëri. Shkaku i saktë është i panjohur. Ekspozimi ndaj shampove apo detergjentëve të tjerë mund të jetë një faktor që ndikon.

Gjithastu nëse fëmija juaj është duke përdorur një formulë të bazuar në soje, mjeku juaj mund të rekomandojë kalimin në një formulë tjetër, sepse soja mund të shkaktojë problemet e lëkurës.

Ichthyosis

Kjo sëmundje gjenetike shkakton luspa, kruajtje dhe rënie të lëkurës. Mjeku mund ta diagnostikojë fëmijën tuaj me këtë sëmundje bazuar në historinë mjekësore të familjes dhe në ekzaminimin fizik. Mjeku gjithashtu mund të marrë një mostër të gjakut ose të lëkurës. Kjo sëmundje nuk ka shërim, por aplikimi i kremrave rregullisht mund të lehtësojë thatësinë dhe të përmirësojë gjendjen e foshnjës.

Trajtime

Megjithëse rënia e lëkurës është normale tek të sapolindurit, tharja e tepërt në disa zona të caktuara, mund t’ju shqetësojë. Ja disa strategji të thjeshta për të mbrojtur lëkurën e të porsalindurit.

Reduktoni kohën e dushit

Qëndrimi gjatë në dush mund të largojë vajrat natyrale nga lëkura e të porsalindurit. Shkurtoni kohën e banjës deri në 5 ose 10 minuta. Përdorni ujë të vakët, jo të nxehtë dhe larës pa aromë e pa përmbajtje sapuni.

Aplikoni një krem zbutës

Nëse ajri në shtëpinë tuaj është shumë i thatë, përdorni pajisje që rrisin nivelin e lagështisë. /Gazea Shneta/