Restoranti si spital ku pijet servohen në qese infuzioni (Foto)

2017-03-29 në ora 11:05

Konsumatorët ulen në tavolinë nën dritën e sallës së operacionit. Pijet i marrin në qese për infuzion dhe në shishet e shurupit, ndërsa enët duken si organe të njeriut.

Restauranti në qytetin Depok të Indonezisë, i cili me enterierin dhe me menunë të kujton spitalin, ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm të turistëve, por edhe të banorëve lokal, raporton Anadolu Agency (AA).

Brendia e restorantit “Hospitalis” është i dekoruar si spital, kurse edhe punonjësit mbajnë uniforma të stafit mjekësor. Pra, kamerierët punojnë në uniformat e infermiereve, kurse kuzhinierët në ato të mjekëve.

17630072_682610778590937_729033493014607466_n

17498530_682610775257604_6623749849814646319_n

17626112_682610811924267_4778814142592681493_n