Në 24 orët e fundit janë raportuar 14 raste pozitive me Covid-19 dhe dy raste të vdekjes.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë (MSH) shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280. Në total, numri i rasteve aktive është 171.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149,121 doza të vaksinës./GazetaShneta/