Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 1,827 testime të kryera janë konfirmuar pozitive me covid-19 764 raste.
Lajm jo i mirë për vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, si pasojë e përkeqësimit së gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”
“Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 584 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 23,274.
Komunat që sot regjistruan raste pozitive janë: Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë.
Aktualisht, vendi ynë po përballen me një rritje të dukshme të numrit të rasteve aktive, e që deri më sot ka arritur në 13,543./GazetaShneta/