Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 1,903 testime të kryera janë konfirmuar pozitive me covid-19 775 raste.
Lajm jo i mirë për vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 pacientë, si pasojë e përkeqësimit së gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”
“Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 553 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 22,690.
Komunat që sot regjistruan raste pozitive janë: Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.
Aktualisht, vendi ynë po përballen me një rritje të dukshme të numrit të rasteve aktive, e që deri më sot ka arritur në 13,375./GazetaShneta/