Nga 477 mostra të marra nga SHSKUK janë konfirmuar 225 raste të reja me Covid-19.
Numri total i rasteve të të infektuarve në vend është 9,274, me gjithsej 269 vdekje dhe 5,190 të shëruar shkruan GazetaShneta.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë. /GazetaShneta/