Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 592 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmaur 63 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë dhe kjo shënon ditën e dytë radhazi, kurse 87 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730.”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive vijnë nga këto komuna: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec./GazetaShneta/