Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 503 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 66 raste pozitive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 pacientë, kurse nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.”, thuhet në njoftim.
Nga 66 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste,komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri./GazetaShneta/