Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,417 testime të kryera janë konfirmuar 309 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 601 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 44,436.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 7,144 raste aktive./GazetaShneta/