IKSHPK ka njoftuar se nga 532 mostra të marra nga SHSKUK-ja janë shënuar 69 raste të reja pozitive.
Në 24 orët e fundit, 7 pacientë kanë ndërruar jetë, kurse 107 pacientë të tjerë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.
Nga 69 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.
Aktualisht, vendi ynë ka 11,033 të shëruar dhe 2,832 raste aktive./GazetaShneta/