Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se nga 1,694 testime të kryera janë konfirmuar nëntë raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 14 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 105 mijë.
Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 179.
Mes tjerash MSH-ja ka njoftuar se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 7,341 doza të vaksinës anti covid, kurse deri më sot 16,821 qytetarë kanë marr dozën e dytë të vaksinës./GazetaShneta/