Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se nga 4,351 testime të kryera janë konfirmuar 571 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve, nëntë pacientë kanë ndërruar jetë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.”
Tutje në njoftim, është bërë e ditur se, 727 persona e kanë mposhtur betejën ndaj Covid-19, kurse numri i rasteve aktive është mbi 13 mijë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930.”
Komunat që regjistruan 571 raste pozitive me Covid-19 janë: Prishtinë 195 raste, Ferizaj 60 raste, Gjilan 51 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 30 raste, Mitrovicë 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Podujevë 21 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Vushtrri 12 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Deçan 7 raste, Drenas 7 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Shtime 1 rast./GazetaShneta/