Janë shënuar 72 raste të reja pozitive me Sars-Cov-2 në Kosovë, shifra më e lartë e regjistruar në javët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga IKSHPK, ka njoftuar se nga 2,443 teste në 24 orët e fundit, 72 persona kanë rezultuar pozitive me Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga sëmundja e koronavirusit.
MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër Covid-19, ndërsa numri i të vaksinuarve në dy doza ka arritur në 130,511. /Gazeta Shneta/