Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 406 mostra të marra janë konfirmuar 99 raste të reja.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit 152 pacientë kanë mposhtur covid-19, ndërsa janë raportuar 13 viktima shkruan GazetaShneta.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 12,547, i të shëruarve 8,657, ndërsa janë 480 viktima.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë./GazetaShneta/