Konsumimi i Coca-Cola Diet, gjatë shtatzënisë, ngrit rrezikun e obezitetit tek foshnja juaj, zbulon studimi më i ri shkencor.
Ekspertët mjekësor sugjerojnë që nënat shtatzëna të shuajn etjen duke pirë ujë, në vend të pijeve të mbushura me sheqerna artificiale, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i ekspertëve në fjalë, ka zbuluar se femrat me diabet gestacional, të cilat kanë konsumuar këto pije të gazuara një herë në ditë gjatë shtatzënisë, kanë dyfishuar rrezikun e shfaqjes së obezitetit tek fëmiu gjatë moshës 7 vjeçare.
Zbulimet janë thelbësore: çdo i treti fëmijë është obez, gjendje kjo, e cila pas një kohë kur të arrihet mosha madhore, rezulton me probleme me zemër.
Studiuesit nga Danish National Birth Cohort, kërkojnë që të bëhen hulumtime më të detajizuara sa i përket kësaj çështje shqetësuese, për të forcuar zbulimin e tyre, dhe të eksplorohet ndërlidhja e këtyre dy faktorëve, transmeton Gazeta Shneta.
Obeziteti tek fëmijët është duke u rritur si një epidemi çdo herë e më shume në SHBA dhe Britani të Madhe. Kjo dukuri që shkakton çrregullime në peshë, pas një kohë shoqërohet edhe nga ataku i zemrës, dhe shumë rreziqe të tjera shëndetësore, zbulon Universiteti i Surrey.
Prandaj, është mëse e rëndësishme që secila nënë të largojë tërësisht pijet me sheqer artificial gjatë shtazënisë, dhe pas lindjes të këshillojë fëmijët se sa i dëshmëm është konsumimi i tyre. /Gazeta Shneta/