Shtamet e reja të virusit Covid janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar dhe variantet Kent, Afrikës së Jugut dhe Brazil po qarkullojnë përherë.
Por me teshtije dhe hundë të lëngshme si dhe të përzierat, si mund ta dalloni nëse keni të bëni me rinitin alergjik apo Covidin këtu?
Dr. Belina Griffiths tregon se si mund të dalloni nga cila prej gjendjeve ju mund të vuani shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Simptomat e rinitit alergjik dhe Covidi mund të duket si të mbivendosura.
Kollitja, sytë e skuqur dhe humbja e nuhatjes janë disa nga shenjat që lidhen me rinitin alergjik, por këto gjithashtu kanë qenë të lidhura me COVID-19.
Atëherë, si mund ta dalloni ndryshimin?
Dr. Griffiths, nga Klinika ‘Fleet Street’ në Londër, tha se riniti alergjik prek kryesisht hundën dhe sytë.
Ajo vazhdoi: “Simptomat e zakonshme përfshijnë kruarje, skuqje, lotim të syve, teshtitje dhe hundë të rrjedhshme, të cilat mund të ndihen të bllokuara. Në shumicën e rasteve, duke përjashtuar rastet asimptomatike, Covid-19 tenton t’ju bëjë të mos ndiheni mirë”.
“Simptomat më të zakonshme mbeten të jenë një kollë e re e vazhdueshme, humbje e ndjenjës së shijes dhe nuhatjes dhe një temperaturë e lartë”.
Por, Dr. Griffiths shtoi se: “Është e mundur që simptomat e të dyja gjendjeve të mbivendosen mes vete.
Për shembull, mund të keni një hundë të lëngshme të rinitit alergjik, e cila mund të ju bëjë të kolliteni, por në përgjithësi, simptomat e kësaj gjendje priren të jenë më të lehta se ato të Covidit”.
Një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar nëse simptomat tuaja janë shkaktuar nga riniti alergjik është të shihni nëse trajtimi i gjendjes është efektiv.
Dr. Griffiths vazhdoi: “Nëse simptomat përmirësohen me një antihistaminik ose një spërkatje për hundën, ka të ngjarë të jetë riniti alergjik”.
“Nëse ato nuk përmirësohen mund të jetë më keq duke marrë parasysh se simptomat janë për diçka tjetër – (Covid)”. /Gazeta Shneta/