‘Rinovimi’ i vaginës, trendi i ri i rrezikshëm nga gratë për ta përtrirë vaginën

2018-08-04 në ora 12:57

Sipas studimeve të fundit mjekësore paralajmërohet se gratë po bëjn procedura të rrezikshme për strukturimin estetik të vaginës.

Studiuesit mjekësor kanë thënë  se “terapitë”, që janë të ofruara nga disa klinika private në Britani të Madhe apo edhe në SHBA, po rrezikojnë në masë të madhe nënat, si dhe djegie serioze dhe dhimbje të vazhdueshme vaginale.

Këto ndërhyrje vaginale edhe pse nuk është një ndërhyrje kirurgjike, ajo nuk është e sigurt, thonë kështu ekspertët.

Derisa, rregullatorja amerikane e FDA thotë se është një numër në rritje që po bëjn këto ndërhyrje në vaginë dhe mund të shkaktojë simptoma që janë të lidhura me  menopauzën, mosmbajtjen e urinës si dhe aspektin seksual.

‘Këto produkte kanë rreziqe serioze dhe nuk kanë dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur përdorimin e tyre për këto qëllime. Ne jemi shumë të shqetësuar për gratë që po dëmtohen”, thotë paralajmërimi nga FDA, siç raporton BBC.

Në anën tjetër, Paul Banëell thotë se ka pasur një rritje të madhe të interesit për shëndetin e grave dhe mirëqenien e tyre seksuale. Derisa, Vanessa Mackay nga Mbretëria e Bashkuar thotë se nuk ka ende ndonjë dëshmi rreth pajisjeve jo kirurgjike për ta përtëri vaginën.

Nëse janë të shqetësuar për pamjen e vaginës së tyre, ata duhet të flasin me një profesionist të kujdesit shëndetësor.Është e rëndësishme, megjithatë, të mbani mend se vagina e secilës femër është e ndryshme.” shkruan më tej Faxëeb.

“Për të forcuar muskujt rreth vaginës, gratë inkurajohen të provojnë stërvitjet e legenit në dysheme, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e tonit të muskujve dhe ndjeshmërisë gjatë seksit”./Lajmi.net/