Të gjithë prindërit ëndërrojnë një raport të mrekullueshëm në mes fëmijëve të tyre, por mosmarrëveshjet janë të pashmangshme në mes vëllezërve dhe motrave. Fëmijët zakonisht grinden për lodra dhe për ngacmim të njëri-tjetrit. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të prindërve, rivaliteti në mes fëmijëve është një periudhë natyrale gjatë rritjes së tyre.
Ja çfarë duhet të prisni në bazë të moshës së fëmijëve:
Nën moshën 4 vjeçare
Rivaliteti i fëmijëve mund të arrijë gjendjen kulminante kur që të dy fëmijët janë nën moshën 4 vjeçare, sidomos kur kanë më shumë se 3 vjet dallim nga njëri-tjetri. Fëmijët nën moshën 3 vjeçare varen në prindërit e tyre, prandaj edhe e kanë tejet të vështirë të ndajnë ata me motrën apo vëllain.
Mosha 4 vjeçare dhe mbi
Konkurrenca në mes motrave dhe vëllezërve mund të ndizet derisa rriten, zakonisht më së shumti përkeqësohet rreth 8 dhe 12 vjet. Fëmijët që janë më afër në moshë apo kanë interesat e përbashkëta, pretendohet të ndjejnë edhe më shumë konkurrencë ndaj njëri-tjetrit.
Fëmija më i madhë dhe fëmija më i vogël
Derisa fëmija i vogël rritet më shumë dhe zhvillon më shumë talente dhe aftësi, fëmija i rritur fillon të ndihet i kërcënuar, i turpëruar, apo i tejkaluar nga i vogëli. Kjo mund të përfundojë me një konkurrencë të panevojshme apo agresivitet tek fëmija më i madhë.
Përderisa i vogëli priret të bëhet më xheloz për privilegjet e vëllait apo motrës. Konkurrenca e një motre apo vëllai më të rritur dhe agresiviteti shtohet kur i vogëli fillon të rritet, dhe zhvillimi i tij mund të vije si surprizë tek i madhi, dhe rezulton me armiqësi të këtij të fundit, shkruan Parents, transmeton Gazeta Shneta.
Është shumë e rëndësishme të mos nevrikoseni kur fëmijët tuaj kanë xhelozi ndaj njëri-tjetrit, sidomos në rastet kur fëmiju i madhë është ende parafillor. Duhet kohë që fëmiju juaj të kuptoj se prindërit nuk e duan më pak vetëm pse në familjen e tyre ka ardhur edhe një fëmijë tjetër.
6 mënyra si të menaxhoni konfliktet
- Lejojeni fëmijën e parë t’i ndihmojë dhe të përkujdeset për të vogëlin
- Mos i krahasoni fëmijët me njëri-tjetrin
- Qëndroni jashtë argumenteve në mes tyre, dhe asnjëherë mos mbani anën e ndonjërit
- Mësojini fëmijët se dhuna nuk është e pranueshme në asnjë mënyrë
- Mos e ndëshkoni njërin fëmijë në prani të tjetrit
- Ndajini hapësirat personale të secilit fëmijë. /Gazeta Shneta/