Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, roli kryesor i së cilës është të ndihmojë në thithjen e kalciumit dhe fosforit nga zorrët dhe ndërtimin, mirëmbajtjen e masës kockore.
Përtej funksionit të tij në metabolizmin e kalciumit, shkruan Healthline gjithashtu ka një rol në zvogëlimin e inflamacionit, parandalimin dhe rritjen e qelizave malinje, moderimi i funksionit imunitar dhe ndikimin në gjendjen shpirtërore.
Pse na nevojitet kaq shumë marrja e Vitaminës D?
Nivele të ulëta të vitaminës D janë shoqëruar me shumë sëmundje e gjendje shëndetësore, përfshirë kancerin, mbipeshën, sëmundjet kardiovaskulare, depresionin, sklerozën e shumëfishtë, artritin, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut transmeton Gazeta Shneta.
Sa Vitaminë D keni nevojë të merrni për konsumim?
Shtesa e rekomanduar ditore është 200 IU (njësi ndërkombëtare) në ditë deri në moshën 50 vjeçe, dhe 400 IU çdo ditë pasi të keni mbi 50 vjet e më shumë.
Vitamina D mund të jetë miku juaj më i mirë në menopauzë. Gjetja e mënyrave të shëndetshme për të marrë sa duhet, mund t’ju ndihmojë të qëndroni të forta dhe të parandaloni shumë probleme shëndetësore të lidhura me moshën. / Gazeta Shneta/