Me fillimin e sezonit të provimeve dhe rishikimit në vazhdim, studiuesit e universitetit kanë sugjeruar se era e rozmarinës mund të përmirësojë kujtesën.
Një studim zbuloi se nxënësit që punonin në një dhomë me aromën e rozmarinës, në formën e një vaji esencial, arritën 5% deri në 7% rezultate më të mira në testet e kujtesës shkruan BBC News, transmeton Gazeta Shneta.
Mark Moss nga Universiteti Northumbria, tha se gjetjet ishin në përputhje me testet mbi të rriturit.
Dr Moss tha se studimi mbështeti besimet tradicionale në lidhje me rozmarinën.
Ai tha se rozmarina ishte lidhur me kujtesën për qindra vjet.
Studentët e lashtë grekë mbanin rrobat e rozmarinës në provime – dhe Ophelia, në veprën ‘Hamleti’, thotë: “Ka rozmarinë, që është për përkujtim”.