Pas publikimit të videos në rrjetet sociale ku shihet një fëmijë duke u rrahur nga edukatorja në kopshtin ‘Cambridge Kids’, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës.
Shpend Ahmeti ka thënë se kopshti nuk është nën kompetencën e komunës dhe nuk e licencuar nga ky institucion, transmeton Gazeta Shneta.
Sqarimi i plotë i Ahmetit:
Pas pyetjeve të disa gazetarëve në lidhje me një incident në një çerdhe private në Prishtinë, informojmë publikun dhe mediat se Komuna e Prishtinës NUK licencon dhe NUK monitoron çerdhet private.
Çerdhet licencohen dhe monitorohen nga Ministria e Arsimit. Po ashtu, bizneset regjistrohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
P.S. Licencimin e monitorimin e kemi kërkuar shumë herë ai kompetencë nga niveli qendror, por që nuk kemi marr përgjigje pozitive.