Specialistja e mjekësisë emergjente në Klinikën Emergjente të QKUK-së Dr. Dafina Basholli, ka rrëfyer përvojën e saj 20 vjeçare në këtë klinikë nga specializimi e deri më sot.
Ajo thotë se në fillim e ka pasur paksa të vështirë pasi mjekësia emergjente është një nga profilet më të rënda të mjekësisë. Aq më tepër, doktoresha tregon se fakti se i takon gjinisë femërore kishte shkaktuar skepticizëm tek të tjerët.
Por doktoresha Dafina ia ka dal dhe vazhdon ta kryej punën e saj me sukses. Megjithatë, lufta për shpëtimin e jetëve nuk përfundon kurrë.
“Tre deri pesë minuta ne e kryejmë intubimin, vendosjen e kanillave, dhënien e gjakut, sepse kur të lajmërohet rasti gjaku është i gatshëm i japim grupin 0 dhe kryhet për pesë minuta dhe pacienti futet në sallë”, ka rrëfyer ajo.
Doktoresha ka treguar emocionet që kishte gjatë trajtimit të pacientit të parë. “E kam ndjerë se pulpat e këmbëve më janë dridhur, sepse thash tash kam përgjegjësi më të madhe për jetën e njeriut”, ka thënë ajo.
Ndiqeni rrëfimin e saj të plotë në videon e realizuar nga RTV Dukagjini.