Rrëfimi zemërthyes i nënës për kordelen që i solli vdekjen bebës së saj

2017-03-21 në ora 20:59

Kohët e fundit kanë hyrë shumë në modë rrathët me kordele për t’i vënë vogëlusheve në kokë, por asnjë nënë nuk ka qenë kaq e vetëdijshme deri tani që ato mund të jenë edhe vdekjeprurëse, transmeton Gazeta Shneta.

Ato janë shumë të lezetshme, madje me një veshje elegante për vogëlushet tuaja, sigurisht një e tillë iu shkon shumë për koke. Por jo edhe për një nënë nga Glasgow, Skoci, e cila quhet Leanne Wilson, vajza e së cilës ishte 14 javëshe kur vdiq nga po kjo kordele që vihet në kokë.

Kjo nënë, i kishte vendosur një kordele të tillë vajzës së saj në kokë, dhe e kishte vendosur në gjumë. Kordelja, i kishte rrëshqitur në fytyrë, duke i mbyllur kështu hundën dhe gojën e saj, gjë që ia kishte pamundësuar frymëmarrjen.

Kur nëna e kishte vërejtur që ajo i ka rrëshqitur në fytyrën e vockël, tentoi t’ia largonte, por ishte momenti i trishtueshëm kur edhe e pa që vogëlushja 14 javëshe kishte vdekur.

Kjo nënë, tregon se kordelen në kokë kishe harruar t’ia largojë kur e kishte vendosur në gjumë për 30 minuta, por që ky incident i morri jetën të voglës.

Ajo i bënë thirrje të gjitha nënave që t’i largojnë nga përdorimi këto kordele që ia rrezikojnë jetën vajzave të vogla, pasi kohët e fundit, ajo ka hyrë shumë në trend. /Gazeta Shneta/

Sleeping newborn baby girl