Që nga hapja e syve në mëngjes e deri në mbrëmje trupi ka nevojë për kujdes të veçantë. Megjithëse obligimet e jetës dinamike, të cilën po e jetojmë, nuk na lënë mjaft hapësirë të kujdesemi edhe për gjërat kyqe për shëndetin, të paktën duhet të tentojmë, shkruan Health24, transmeton Gazeta Shneta.
Ja disa nga rregullat kryesore që duhet t’i bëni pavarësisht dinamikës së jetës, për të gëzuar shëndet të mirë:
Mësohuni të bëni zgjatje të trupit si të zgjoheni nga gjumi.Kjo iu stimulon qarkullimin e gjakut, tretjes, dhe zvogëlon dhimbjet e shpinës.
Asnjëherë mos injoroni ushqimin e mëngjesit. Studimet shkencore tregojn se nëse ham mëngjesin e duhur, bëjm hapin më pozitive drejt mbajtjes së peshës perfekte të trupit. Një mëngjes i balancuar përfshinë fruta të freskët ose lëng frutash, drithëra me fibra natyrale, qumësht/jogurt me pak yndyrë, vezë, etj.
Mbajeni higjienën e trupit në maksimum. Shumë përsona në botë, nuk janë të aftë të pastrojnë dhëmbët në mënyrën e duhur. Larja jo e mirë e dhëmbëve shkakton dëmet e njejta në mish dhe dhëmbë, si mos larja. Prandaj, përpos pastrimit të dhëmbëve 2 herë në ditë së paku, është e domosdosshme të pastroni edhe të gjithë trupin një herë në ditë.
Konsumoni edhe perimet e shëndetshme, të cilat mbajnë erë të rëndë. S’ka rëndësi. Qepa, hudhra, etj., të gjitha këto përmbajnë vitamina shumë të rëndësishme për trupin tuaj.
Nëse jeni adhurues i alkoolit, kjo nuk ka asgjë të dëmshme nëse nuk abuzoni me të! Një gotë me verë të kuqe në ditë, preferohet edhe nga doktorët për shëndet më të mirë.
Pini ujë gjatë ditës! Harrojini pijet energjike apo ato artificialet e tjera, kur jeni të lodhur. Hidratohuni në mënyrën e duhur duke pirë ujë mjaftueshëm për të rikthyer forcat dhe për ta rifreskuar trupin tuaj.
Mos pini duhan, por në qoftë se tashmë veq e keni filluar këtë zakon, bëni gjithçka për ta ndalur.
Bëjini kontrollë gjithë trupit tuaj sa herë të mundeni. Kontrollojeni gjoksin me anë të duarve, për të parë nëse keni diçka ta pazakont që se keni pasur më parë. Këtë gjë më së mirë është ta bëni një javë para se t’iu fillojë cikli menstrual.
Qeshni dhe qani sa herë ta ndjeni brenda vetes!
Mësohuni të gjeni lumturi në gjithçka ju rrethon, dhe bëni gjërat që ju bëjn të lumtur pa menduar dy herë. Por, edhe lotët kanë rolin e tyre për të pastruar trupin, andaj kur jeni të mërzitur është më se normale të nxirrni jashtë mërzinë, për të vazhduar ditën tjetër më buzëqeshje!