Rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian ka rekomanduar dhënien e vaksinës Moderna, për një autorizim të kushtëzuar të marketingut.
Kjo bën një lëvizje që hap rrugën për vaksinën e dytë të koronavirusit për shpërndarje brenda vendeve të BE-së shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Pas rekomandimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), vaksina duhet të autorizohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian dhe kjo pritet të ndodhë shpejt.
Përparsitë e vaksinës Moderna ndaj vaksinës së parë Pfizer/BioNTech, është se mund të ruhet në ftohje normale dhe nuk kërkon një rrjet transporti super të ftohtë, duke e bërë atë më të arritshëm për pajisje më të vogla dhe komunitetet lokale. /Gazeta Shneta/