Spitalet mund të shihen si vende ‘armiqësore’ me shumë drita, zhurmë dhe pajisje mjekësore. Por, megjithatë, në klinikën e dhomës, ka gjëra që mund të bëni për të krijuar një ambient më relaksues dhe të rehatshëm.
Mjedisi ideal për të lindur është i ngrohtë, i sigurt, privat, i qetë, dhe i errët. Një planifikim i vogël përpara mund të ndihmojë për të krijuar një vend sa më të qetë për ju dhe beben tuaj.
Pyesni maminë tuaj kushtet që i ofron spitali, apo shikoni spitalet e ndryshme, përkatësisht sallat e lindjes, dhe mund të zgjedhni atë që ju pëlqen, transmeton Gazeta Shneta.
Ka disa rregullime që mund t’i bëni në sallën e lindjes, vendoseni shtratin në njërën anë, kjo ju jep të gjithëve më shumë hapësirë për të lëvizur dhe ju jeni më të priur për të qëndruar në krevat.
Merrni disa revista apo lodra, pak para lindjes juve ju nevojitet argëtim dhe zbavitje.
Duke lëshuar disa nga muzikat tuaja të preferuara ju mund të relaksoni veten dhe të qetësoheni në të njëjtën kohë.
Është më mirë të qëndroni sa më shumë në shtëpi para lindjes, përveç nëse mjeku apo mamia ju rekomandon diçka tjetër./Gazeta Shneta/