Rreth 6 mijë kosovarë kanë vizituar spitalet psikiatrike këtë vit

2017-04-11 në ora 12:58

Në Qendrat Profesionale të  Shëndetit Mendor dhe Shtëpitë për Integrim(SHPSHMK) që veprojnë në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për tre muaj janë realizuar 5.971 vizita specialistike psikiatrike, 1,330 vizita të psikologut, 1,393 shërbime të punëtorit social, 6,238 klientë në program të qëndrime ditore dhe 2,083 vizita shtëpiake.

Sipas raportit janë realizuar 580 seanca terapi grupore, me 2.880 klientë, 9.959 seanca individuale,  47 familje pjesëmarrëse në psiko-edukim shumë familjar, 1786 seanca të terapisë së punës me 3.204 klientë, 920 seanca të terapive relaksuese me 9.985 klientë, 34 seanca të teknikave mendje trup me 234 pjesëmarrës, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të SHSKUK-së.

Raporti shpjegon se janë dhënë 4.006 ampula terapi depo,  prej tyre 2.403 ampula Fluphenazine, 1,603 ampula Haloperidol  si dhe terapia tjetër tabletave për klientët e shërbimeve.

Në kudër të shërbimit nën përkujdesje shëndetësore 24 orë në Shtëpitë për Integrim në Bashkës,  janë 73 klientë / rezidentë  prej të 43 janë të gjinisë femërore dhe 30 të gjinisë mashkullore me një moshë mesatare mbi 50 vjeç, të cilëve ju ofrohen në mënyrë të vazhdueshme të gjitha shërbimet mjekësore, terapia psikiatrike dhe terapia tjetër sipas programit unik të shërbimeve që ofrohen në këto Institucione shëndetësore.

SHPSHMK  ka vazhduar bashkëpunimin ndër-sektorial shëndetësor dhe nga kujdesi parësor shëndetësorë   janë referuar 1,040 klientë përderisa në repartet psikiatrike kanë  referuar 22 klientë  dhe 28 në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. /Gazeta Shneta/