Menaxheri i projektit për furnizim me barna në CDF, Lulzim Çela, thotë se për çdo vit rreth 700 kosovarë sëmuren nga tuberkulozi.
Ndonëse viteve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të numrit të pacientëve me këtë sëmundje, Çelaj deklaron se janë duke u angazhuar me shumë partnerë për të luftuar tuberkulozin.
Ndërsa Majlinda Gjocaj, koordinatore e Programit Kombëtar për Tuberkulozin në MSH, deklaroi në RTK se ka ulje të të sëmureve nga kjo sëmundje.
“Është një luftë që po bëhet nga profesionistët shëndetësorë”, ka deklarur Gjocaj.
Ndryshe Dita Botërore e Tuberkulozit këtë vit do të shënohet në qytetin e Ferizajt. /Gazeta Shneta/