Pavarësimi i bebeve përsa i përket të ushqyerit, pa asistencën e prindit, është krejtësisht normal, megjithëse ekziston një pikëpyetje një lidhje me këtë çështje.
Megjithatë, për sqarimin e këtij konfuziteti, është bërë një studim së fundmi. Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar shpjegon se nuk ka prova që tregojnë se ky grup bebesh janë në rrezik më të lartë për tu mbytur, se moshatarët e tyre që ushqehen me pure nga prindërit.
Ky studim mbështet dhe rekomandimin e Departamentit të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar që thotë se: “Bebet mund të hanë ushqime të ngurta të cilat mund të mbahen në dorë pa ndihmën e prindërve që në moshën 6 mujore”.
Në moshën 6 muajsh bebi mund të qëndrojë ulur, të mbajë ushqimin në dorë dhe të përtypet. Kjo gjë eliminon nevojën e ushqyerjes nga prindërit me ushqime të buta të cilat janë përgatitura posaçërisht për ta. Por shumë njerëz mendojnë se në këtë moshë bebet nuk i kanë aftësitë e duhura për të ngrënë vetë dhe si pasojë nuk do hanë mjaftueshëm ushqim.
Gjithsesi, pavarësisht këtj zbulimi prindërit duhet të bëjnë kujdes me mënyrën e servirjes së ushqimeve që bebi i tyre mund të hajë vetë. Ushqimet duhet të priten mjaftueshëm në copa të vogla në mënyrë që bebi mund t’i mbajë vetë në dorë dhe të mos ketë vështirësi për t’i futur në gojë. Klikoni këtu për të mësuar mënyrën e duhur të servirjes së usqimeve të cilat bebi mund ti mbajë vetë në dorë./Pernenat.al/