Frika nga të panjohurit zakonisht shfaqet papritmas
I posalinduri ende nuk e di se kush është i huaj, kënaqet në përqafime, buzëqeshje dhe rrallëherë e dallon përqafimin e nënës, babait apo të afërmive.
Foshnja 3 muajshe ndryshe e sheh botën rreth vetes dhe mund ti dallojë fytyrat e prindërve dhe të dikujt që asnjëherë më parë nuk e ka parë. Megjithatë, shumica e foshnjave, frikën nga të panjohurit e ndjen aty rreth muajve shtatë-tetë.
Disa foshnja janë të ndjeshme dhe reagojnë dhunshëm kur shohin dikë, përderisa disa të tjera frikësohen nëse dikush iu afrohet apo i prek. Foshnjat të cilat janë mësuar me vizita të shpeshta, shpejt mësohen dhe i pranojnë më lehtë fytyrat e panjohura, prandaj te ato kjo fazë zakonisht zgjat më pak.
A është frika nga të panjohurit paraqitje e natyrshme?
Frika nga personat e panjohur është paraqitje normale dhe zakonisht lajmërohet papritmas. Foshnja papritur fillon të frikësohet nga të panjohurit, kthen kokën duke u mbajtur fortë për nënën.
Nganjëherë foshnja frikësohet edhe nga personat që i ka parë më herët, madje edhe të personave më të afërt (gjyshes, gjyshit, kojshive) të cilët nuk i ka parë dy-tre javë. Zakonisht kjo frikë zhduket vetvetiu, sikurse që është paraqitur.
Përse foshnja ime papritur frikësohet nga njerëzit?
Disa shkencëtarë reakcionet e dhunshme të foshnjave, kur i shohin të panjohurit, i shpjegojnë ashtu që foshnja në fakt shfaq frikë, tek kur është e aftë të krahasojë diçka apo të njohë, me diçka që e ka të panjohur, më saktësisht që nuk e njeh.
Duke u rritur, më mirë bën dallimin e fytyrave të njohura, me ato të panjohura, aq më shumë ndjen frikë nga ata që nuk i njeh. Në një moment (rreth muajit të tetë) frika përjeton kulminacionin, dhe mandej zhduket shkallë-shkallë.
Poashtu, egzistojnë edhe shkencëtarë të cilët pohojnë që foshnja frikësohet nga të panjohurit sepse i ndjen si kërcënim potencial, më saktësisht ndjen rrezik dhe dobësi.
Megjithëse, krahas teorive të ndryshme, nuk egziston një shpjegim i saktë se përse paraqitet frika, e as nuk mund të paramendohet se si mund të reagojë foshnja.