A rrezikojnë të “plasin” foshnjat që hanë vetë, pa ndihmën e prindërve?

2018-10-08 në ora 17:42

Numri i bebeve që mund të hanë vetë ushqime të ngurta pa patur nevojë për asistencën e prindit, me pure të ndryshme, është rritur shumë gjatë këtyre 10 vitet e fundit. Por në lidhje me këtë çështje është ngritur shqetësimi se këta bebe mund të jenë më shumë të ekspozuar ndaj rrezikut për tu mbytur.

A mund të lejohet një fëmijë 6 muajsh të hajë vetë?

Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar shpjegon se nuk ka prova që tregojnë se ky grup bebesh të pavarësuara janë në rrezik më të lartë për tu mbytur, se moshatarët e tyre që ushqehen me pure nga prindërit. Ky studim mbështet dhe rekomandimin e Departamentit të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar që thotë se: “Bebet mund të hanë ushqime të ngurta të cilat mund të mbahen në dorë pa ndihmën e prindërve që në moshën 6 mujore”.

Në moshën 6 muajsh bebi mund të qëndrojë ulur, të mbajë ushqimin në dorë dhe të përtypet. Kjo gjë eleminon nevojën e ushqyerjes nga prindërit me ushqime të buta të cilat janë përgatitura posaçërisht për ta. Por shumë njerëz mendojnë se në këtë moshë bebet nuk i kanë aftësitë e duhura për të ngrënë vetë dhe si pasojë nuk do hanë mjaftueshëm ushqim.

Sipas ekspertëve kjo gjë nuk është aspak e vërtetë pasi deri në muajin e 9 qumështi është burimi kryesor i energjisë për bebet, ndërsa ushqimet e tjera zënë një përqindje të vogël të papërfillshme për nevojat e tyre.

Duke e lënë bebin të ushqehet vetë pa qenë nevoja për t’i dhënë atij pure të cilën ai mund ta kapërdijë lehtë pa u përtypur, ju po e ndihmoni atë të zhvillojë më shumë aftësitë e tij në përdorimin e duarve, përtypjen e ushqimit dhe koordinimin dorë-sy.

Pas zbulimit të bërë nga ky studim i ri që hedh poshtë pretendimet se bebet që ushqehen vetë kanë një rrezikshmëri shumë më të lartë për tu mbytur, ju mund ta lini bebin të hajë pa u shqetësuar ndërkohë që ju i qëndroni pranë, dhe të konsumoni vaktin tuaj.

Gjithsesi, pavarësisht këtj zbulimi prindërit duhet të bëjnë kujdes me mënyrën e ofrimit të ushqimeve ndaj foshnjave. Ushqimet duhet të priten mjaftueshëm në copa të vogla në mënyrë që ajo t’i mbajë vetë në dorë dhe të mos ketë vështirësi për t’i futur në gojë./Përnënat/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.